Për herë të tretë në histori,Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë.
Të kuqtë triumfuan minimalisht në finale ndaj Egnatias, në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.
Një gafë e portierit Alen Sherri, u shfrytëzua nga Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të, i cili rrëmbeu topin dhe shënoi.
Egnatia tentoi të reagojë, duke krijuar raste të shumta, por pa sukses.
Në minutën e 72-të, Fernando kishte mundësinë e artë për të barazuar, por dështoi nga pika e penalltisë, e cila u prit nga portieri Qirko.
Partizani fiton kështu trofeun e parë sezonal, ndaj rivalit direkt edhe për titullin kampion.