TIRANË- Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK para pak minutash, me 75 vota pro heqjen e imunitetit të kreut të PD-së, Sali Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij.
“75 vota pro, kërkesa miratohet”, tha Nikolla mes kaosit në Kuvend. Para nisjes së votimit, Berishës iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit por ish-kryeministri nuk pranoi të fliste.
Pjesë nga fjala në seancë:
Lindita Nikolla: Fillojmë me miratimin e procesverbalit.
(Deputeti i PD Flamur Noka ndez tymuese)
Lindita Nikolla: Siç jeni në dijeni SPAK ka paraqitur kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit Berisha. Menjëherë pas kërkesës kemi thirrur Këshillin e Mandateve më datë 18 Dhjetor, janë përgatitur dy raporte. Nuk do t’i dëgjoni raportet fillojmë direkt me votimin.
(Noka i afron tymuesen në fytyrë deputetit të PS).
Lindita Nikolla: Me 75 vota pro, kërkesa miratohet!