EMRI/ GJKKO e dënoi me 11.4 vite burg.Apeli jep vendimin për kreun e një grupi të trafikut të drogës

0

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar vendimin e dënimit të kreut të një grupit të trafikut të drogës, Ilirjan Duçellarin (Zaimi).

Ai kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e kishte dënuar me 11.4 vite burg.
Por Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar dënimin duke e dënuar me 12.8 vite burg, duke i shtuar edhe akuzën për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miranda Andoni (anëtare), sot më datë 22.12.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 46 akti, datë 11.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit I.D. (Z.), A.K., K. (P.) B., O.D., J.B., R.M., A.K., M.D., si dhe mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 13, datë 21.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.K. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.D., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit O.D. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri O.D. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin O.D. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit J.B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit J.B., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Ndodhur në lagjen “{…}”{…}, regjistuar në emër të shtetases E.D. dhe hipotekuar në emër të Bankës “{…}” sh.a.
Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit ndërtesë me sipërfaqe 124 m2 ndodhur në lagjen “{…}”{…}, godinë tre katëshe e regjistuar në emër të shtëtasit N.D. dhe hipotekuar në emër të Bankës “{…}” sh.a.
Pasuria nr. {…}, Z.K {…}, faqe {…}, volume {…}, e llojit arë, me sipërfaqe 2.142 m2, ndodhur në {…}, {…}, regjistruar në emër të shtetasit A. M. B..
Pasuria nr. {…}, Z.K {…}, faqe {…}, volumi {…}, e llojit arë, me sipërfaqe 1642 m2, ndodhur në {…}, {…}, regjistruar në emër të shtetasit A. M. B..
Aksionet, asetet e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shoqërive tregëtare dhe personave fizik si mëposhtë :
Shoqëria “{…}” sh.p.k me Nipt {…}
Shoqëria “{…}” sh.p.k me Nipt {…}
Personit fizik A.B. me Nipt {…}

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu