Shkodër/Arrestohen dy persona,për mashtrim dhe punime ndërtimi pa leje

0

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për vepra penale të ndryshme.

Mësohet se njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim për “Mashtrim” dhe është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ndërsa, tjetër ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatese.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Hani i Hotit ndaluan shtetasin 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin 42 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu