Në doganën e Bllatës janë arrestuar babë e bir, pasi tentuan të kontrabandonin bagëti të trasha, nga Republika Maqedonisë së Veriut në drejtim të Shqipërisë.
Sipas policisë, nga hetimet M.C., 69 vjeç dhe A.C., 38 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëti të trasha në Maqedoninë e Veriut, do t’i kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe më pas do t’i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Tentuan të kontrabandonin bagëti të trasha, nga Republika Maqedonisë së Veriut në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga babë e bir.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, krahas masave të marra për intensifikimin e kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie në pikën e kalimit, por dhe në kufirin e gjelbër, si rezultat i patrullimit shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur një tjetër rast të tenativës së kontrabandimit të bagëtive të trasha nga Maqedonia e Veriut drejt territorit shqiptar.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit M.C., 69 vjeç dhe A.C., 38 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Bllatë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëti të trasha në Maqedoninë e Veriut, do ti kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe më pas do ti shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.