Elbasan/ Përroi i Zaranikës kërcënim për përmbytje

0

Përroi i Zaranikës në Elbasan vazhdon të jetë kërcënim për mijëra banorë që kanë shtëpitë në të dy anët e shtratit të përroit, veçanërisht në dimër. Shkak është dëmtimi i argjinaturës, ndërsa bashkia kërkon investime nga qeveria.

Dëmtimi i argjinaturës në përroin e Zaranikës është bërë shkak për përmbytje në disa pjesë të qytetit të Elbasanit.

Në stinën e reshjeve, prurjet shtohen ndjeshëm dhe përroi del nga shtrati duke rrezikuar dhjetra banesa pranë shtratit të përroi, përgjatë 5.2 kilometrave të gjatësisë së tij.

Drejtori i zyrës së emergjencave Ndriçim Sinani shprehet se Bashkia e Elbasanit, vit pas viti ka ndërhyrë aty me investime për të minimizuar rrezikun, por nuk ka rezultat pasi janë mbi 10 çarje në argjinaturë.

Ky përrua ka qenë pjesë e inventarit të Bordit të Kullimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, por disa vite më parë kaloi në inventarin e Bashkisë së Elbasanit. Kjo e fundit nuk ka fonde për investime madhore, ndaj sytë i ka nga Qeveria.

Drejtori i Emergjencave tha se për zgjidhjen përfundimtare kërkohet investim nga Qeveria me vlerën e 5 milionë eurove, tha Ndriçim Sinani drejtori i emergjencave.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu