Zgjedhet presidenciale/ KQZ në Rusi rrëzon kandidaturën gazetares pacifiste Duntsova

0

RUSI- Kremlini nuk e lejon gazetare pacifiste Yekaterina Duntsova që të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale përballë Vladimir Putinit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë e refuzoi kandidaturën e saj me arsyen se ka një sërë gabimesh proceduariale. Ndërkohë, Partia Komuniste Ruse ka propozuar Nikolai Kharitonov për të kandiduar në zgjedhje.

“Kemi gjetur gabime në dokumentet e Ekaterina Duntsova. Dokumentet nuk përmbanin një protokoll të çertifikuar të mbledhjes së grupit dhe përmbanin gabime të tjera formale, siç është drejtshkrimi i gabuar i patronimit të njërit prej pjesëmarrësve në takim për emërimin e Duntzovës”, shkruan gazeta opozitare ruse, duke raportuar fjalët e një anëtari të KQZ-së.

Akualisht, janë 29 kandidatë që kandidojë për president në Rusi. Sipas ligjit për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në datat 15-17 mars 2024, kandidatët e vetë emëruar duhet të mbështeten në firmat e një grupi zgjedhësish. Takime të tilla duhet t’i njoftohen KQZ-së paraprakisht. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve nga kandidatët e vetënominuar është data 27 dhjetor. Partitë politike mund të propozojnë kandidatë në kongreset e tyre, ndërsa kandidatët e partive parlamentare janë të përjashtuar nga mbledhja e nënshkrimeve. Kandidatët e partive duhet të dorëzojnë dokumentet e tyre të nominimit në KQZ brenda datës 1 janar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu