Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan-Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur ‘24 orarëshi’ në Poçem.
Burime zyrtare nga Policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur 7 të plagosur. 5 prej tyre janë paraqitur deri më tani në spital. Mes të plagosurve ka edhe 2 fëmijë. Njëri prej tyre, 3 vjeç, është më rëndë dhe është futur në sallë të operacionit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë Rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti