LUSHNJE- Zjarri në qendrën tregtare Metropol është riaktivizuar sërish mbrëmjen e sotme. Pasi flakët u shuan pas 5 orësh punë intensive nga zjarrfikësit, flakët janë rindezur sërish, këtë herë në kat të fundit.
Raportohet se forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë me vinç që të ngjiten lart dhe të hedhin ujin për shuarjen e flakëve.
Kujtojmë se pallati u përfshi nga flakët ditën e sotme për arsye ende të pazbardhura zyrtarisht, ndërsa të gjithë banorët janë evakuuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.