MAMURRAS- Një 35-vjeçar nga Mamurrasi është goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime në trup.
Ai ka dëshmuar në polici se një person e ka qëlluar me thikë, por nuk ka arritur ta identifikojë dot agresorin, për shkak të errësirës.
Sipas policisë, i plagosuri Taulant Tuga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Vijjon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.