Ditën e djeshme një zjarr në qendrën tregtare dhe rezidenciale “Metropol” në Lushnje ka shkaktuar panik tek banorët teksa pas la dëme të konsiderueshme materiale.
Siç është mësuar se katër katet e para ishin qendër tregtare ndërsa kati i 5 dhe lart ishin apartamente banimi.
Zjarri mendohet se ka shkrumbuar rreth 300 biznese, duke shkaktuar humbje kolosale sidomos për ata që janë të pasiguruar.
Paraprakisht shkak i zjarrit masiv që ra rreth orës 14:40 të ditës së djeshme dhe u dëshën 10 orë për ta shuar, dyshohet se është shkëndija elektrike. Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo defekt elektrik. Ndërkohë pas ekspertëve të policisë e zjarrfikëses, aty pritet që nesër të mbërrijnë ekspertët e Institutit të Ndërtimit, për të vendosur nëse godina do të shembet apo rikonstruktohet.
Në apartamentet lart qendrës tregtare jetojnë vetëm 20 familje, pasi pjesën më të madhe të apartamenteve i kanë blerë emigrantët.
Flakët e zjarrit mendohet se ka rënë fillimisht në një dyqan këpucësh në katin e 3-të e më pas është përhapur me shpejtësi në çdo kat.