Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Dimal-Kuçovë. Dy mjete, njëri Mercedes Benz me targa AB 764 HL dhe një ‘Nissan’ me targa AB 662 LM janë përplasur ballazi me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që për shkak të mirëfunksionim të airbag të dy mjeteve janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.
Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.
Ata ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar