Përplasen ‘kokë më kokë’ makinat në aksin Dimal-Kuçovë, plagosen 2 drejtuesit e mjeteve

0

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Dimal-Kuçovë.

Dy makina, Mercedes Benz dhe Nisan janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjerën.

Si pasojë e përplasjes së fortë të dyja makinat janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti i rëndë është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu