Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditên e sotme në lidhje me ndarjen nga jeta të Wolfgang Schäuble, arkitektin e Bashkimit Europian modern.
‘Dje u nda nga jeta një gjerman i madh, Ëolfgang Schäuble, ish-Kryetari i Parlamentit Gjerman, ish-Ministër i Financave të Gjermanisë dhe një mik shumë i mirë i shqiptarëve dhe Shqipërisë’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë
Të nderuar miq,
Dje u nda nga jeta një gjerman i madh, Wolfgang Schäuble, ish-Kryetari i Parlamentit Gjerman, ish-Ministër i Financave të Gjermanisë dhe një mik shumë i mirë i shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Z. Ëolfgang Schäuble ishte një politikan shumë i rëndësishëm i politikës Gjermane të viteve para dhe pas rënies së perdes së hekurt dhe Bashkimit të Gjermanisë. Z. Schaüble ka shërbyer si Kryetar i grupit parlamentar të CDU në Parlamentin Gjerman, Sekretar i Përgjithshëm i saj dhe Ministër i Çështjeve Shtetërore në përiudhën e Kancelarit Kohl dhe pasardhës direkt i tij si kryetar i CDU, më pas Ministër i Brendshëm dhe Ministër i Financave i Republikës Federale Gjermane nën drejtimin e Kancelares Merkel, si dhe Kryetar i Parlamentit Gjerman deri ne vitin 2021.
Ai ka qenë anëtari më jetëgjatë i Bundestagut Gjerman. Ëolfgang Schäuble ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të demokracisë së Shqipërisë, bashkëpunimit midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Unionit Kristian Demokrat, antarësimit tonë në NATO dhe liberalizimit të vizave. Ai ishte një udhëheqës vizionar pro Europës së Bashkuar dhe zgjerimit të BE-së si dhe një zë i fortë i pavarësisë së Kosovës.
Humbja e Z. Wolfgang Schaüble është humbje e madhe për familjen, Gjermaninë, Bashkimin Europian.
Kam patur fatin ta takoj këtë kolos politik si kryetar të CDU dhe në funksione tjera dhe ruaj kujtimet më të paharruara. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet e mia të me sinqerta familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve, Kryetarit të Unionit Kristian Demokrat Gjerman Shkëlqesisë së tij Z. Joachim – Friedrich Merz dhe popullit mik gjerman. U prehtë në paqe kujtimi i tij. #sb