Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Korçë ka shpëtuar në kohë ariun e murrmë që kishte rënë në një çark të ngritur në pyjet e Mokrës.
Ariu i murrmë (Ursus arctos) u shpëtua nga kurthi i gjuetarëve të paligjshëm pas sinjalizimit të dhënë nga banorët e fshatit Çezme në zonën e Mokrës.
AdZM Korçë së bashku me policinë e shtetit, specialistë nga PPNEA dhe Callisto Grece (organizatë mjedisore greke) bënë të mundur lirimin e ariut, si dhe vendosjen e një GPS në trupin e tij për të monitoruar lëvizjet edhe në ditët në vijim.
Rastet e gjuetisë së paligjshme sa vijnë e shtohen në vendin tonë, ndërkohë që masat e marra nga autoritetet përkatëse janë të padukshme dhe pa rezultat.