Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Durrës mëngjesin e sotëm.
39-vjeçari me iniciale D.Sh është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.7 të qytetit por ende dihen rrethanat që e kanë shtyrë 39-vjeçarin drejt një akti të tillë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.