Aksidenti tragjik i mjekut nga Elbasani në Itali, mesazhet prekëse të kolegëve dhe miqve të tij

0

Zbardhet identiteti i 4 viktimave, që humbën jetën si rezultat i një përplasjeje ‘kokë më kokë’ midis një ambulance të Kryqit të Kuq dhe një autobusi me 47 fëmijë në tunelin Ca’ Gulino, në “bypass-in” midis Urbinos dhe Fermignano.

Mediet italiane bëjnë me dije se viktimat janë mjeku me origjinë shqiptare, Sokol Hoxha, 42 vjeç, infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeç, dhe shoferi Stefano Sabbatini, 59 vjeç.

Nga aksidenti humbi jetën edhe pacienti i moshuar, Alberto Serfilippi.

Sokol Hoxha studioi në Politeknikumin Marche.

Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se:“Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën.”

“Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”, përfundon ai mesazhin e ngushëllimit.

Mesazhi prekës i kolegut Simobne Gussoni:

Lamtumirë mjeku i Potes di Fossombrone, Sokol Hoxha, 42 vjeç, shqiptar, infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeçe, me origjinë nga Acqualagna, shoferi i shpëtimit Stefano Sabbatini, 59 vjeç, nga Fossomrone.
Ata janë profesionistët e shëndetësisë që humbën jetën sot në përplasjen mes një ambulance të urgjencës së Kryqit të Kuq dhe një autobusit të mbushur me kishtarë në një udhëtim famullie, që u zhvillua në tunelin Ca’ Gulino në Urbino. Pacienti, Alberto Sergilippi 85 vjeç, vdiq në aksident.

Sokoli sapo ishte bërë baba dhe ëndra e tij ishte të kthehej në vendlindje.

Vlen të theksohet se, 7 persona mbetën të lënduar nga aksidenti tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu