Emrat/ SPAK u kontrolloi banesat, zbulohen personat e dyshuar si lidhje të Ilir Beqajt, ish-ministri përdorte makinën e njërit prej tyre

0

SPAK ka zhvilluar së fundmi kontrolle në banesat e disa personave, përveç ish-ministrit Ilir Beqaj, lidhur me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.

Këta persona janë Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.

Këta të fundit dyshohen të gjithë si lidhje të ish-ministrit të Shëndetësisë. Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.

Po ashtu raportohet se Beqaj ka përdorur automjetin që ka qenë në pronësi të Kurtulajt. Lidhur me hetimin ndaj ish-ministrit është kontrolluar po ashtu nga autoritetet edhe banesa e shoferit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu