Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në kryeqytet.
Mësohet se një shtetase italiane, rreth 50 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar në këmbë nga një plumb qorr.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Nga informacionet paraprake nga burime policore, plumbi qorr e ka prekur në pjesën e thembrës së këmbës.
E dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin ‘Zogu I’, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.