Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier.
Rreth orës 12, pranë urës në Mbrostar, një grua është gjetur e mbytur.
Qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe me ndihmën e tyre kanë nxjerrë trupin e pajetë nga lumi.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe as identiteti i viktimës.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.