Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Përplasen dy makina, dëmtohen drejtuesit e mjeteve

0

Një aksident ka ndodhur  në aksin Gjirokastër- Tepelenë ku janë përplasur dy makina në vendin e quajtur “Kthesa e Viroi” dhe si pasojë janë dëmtuar dy shoferët e makinave.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 23 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu