Rasti ‘Qyno’/’Reporterët pa kufij’ thirrje Gjykatës: Apeli të urdhërojë kthimin e pajisjeve të gazetarit

0

“Reporterët pa kufij”, një nga organizatat më prestigjioze në botë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes së tyre, ka reaguar lidhur me rastin e paprecedentë të ndodhur mes gazetarit të njohur, Elton Qyno, dhe prokurorisë speciale SPAK.

Organizata, që lufton për lirinë dhe të drejtat e gazetarëve në të gjithë botën, ka reaguar sërish lidhur me rastin e gazetarit Elton Qyno, duke i quajtur veprimet e SPAK, si kërcënim të fshehtësisë së burimeve të gazetarit.
Kjo organizatë i bën thirje Gjykatës Speciale të Apelit të vendosi kthimin tek gazetari Qyno të materialeve familjare dhe të punës si dy telefona, dy kompjutrat dhe materialet e tjera profesionale.

Në reagimin përmes platformës “X”, “Reporterët pa Kufij” shkruajnë si më poshtë vijon:

“…Shqipëri: Sekuestrimi i aparaturave të gazetarit Elton Qyno nga prokurorët antikorrupsion pas raportimit të tij për krimin e organizuar, kërcënon fshehtësinë e burimeve konfidenciale.

“Reporterët pa kufij” i kërkon Gjykatës së Posaçme të Apelit, e vendosur në 5 janar, të urdhërojë kthimin e pajisjeve të gazetarit…”.

Shoqatat e gazetarëve vijojnë të jenë tejet të shqetësuara për atë çfarë po ndodh me gazetarin e Rtv “Ora News”, Elton Qyno, pajisjet kompjuterike dhe ato celulare të të cilit vijojnë të jenë nën sekuestron e Prokurorisë së Posaçme që prej 13 dhjetorit të vitit të kaluar.

Gazetari Elton Qyno ushtron detyrën e tij prej 18 vite, duke mos u shkëputur asnjë çast nga profesioni.

Për gjatë gjithë karrierës së tij, gazetari ka mbuluar çështje tepër sensitive që lidhen me Krimin e Organizuar brenda Shqipërisë dhe Jashtë saj.

E gjithë puna e gazetarit mbështetet mbi burimet konfidenciale të krijuara për një kohë të gjatë, brenda administratës dhe jashtë saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu