Vranësira të shpeshta dhe reshje gjatë pasdites/ Moti për ditën e sotme

0

Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësira e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, kryesisht në veri dhe qendër të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin prezencë të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin por intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17- 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta më kthjellime. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ngrohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që të kemi shtim të vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në vlerat minimale por një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga 2°C më e ulëta në zonat malore deri në 15°C më e larta në zonat Perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu