Prokuroria e Shkodrës ka hapur një procedim në gjendje të lirë ndaj një 16-vjeçari. Ky shtetas u kap nga efektivët e Rrugores teksa ngiste automjetin pa leje drejtimi, nën moshën e lejuar.
Sakaq po në Shkodër, Prokuroria ka hapur një procedim në gjendje të lirë edhe ndaj një 50-vjeçari, pasi goditi me sende të forta një 32-vjeçar, për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 32-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.