‘Oj Lidë babi i ra mamit’, djali i Bedrie Lokës duke qarë i tregon të motrës se babai i kishte rrahur të ëmën

0

Dy video të tjera janë publikuar, dëshmi që provojnë dhunën ndaj 41 vjeçares së vetëvrarë Bedrie Loka nga bashkëshorti i saj Xhemal Loka. Dy videot dramatike që janë transmetuar në Report tv vërtetojnë edhe një herë që dhuna në familjen Loka që dyshohet se çoi në vetëvrasjen e Bedries, ishte kthyer në brengën e 4 fëmijëve.

Pamjet janë dëshmi të tjera të ferrit që duhet të kalonte e ndjera çdo ditë në praninë e burrit të saj. Videot janë të regjistruara nga djali i vogël i Bedries, i cili ia dërgon motrës për t’i treguar për dhunën që po ushtrohej ndaj të ëmës.

Në videon e parë dëgjohen ofendimet e njëpasnjëshme që Xhemal Loka i drejton Bedries të cilën e kërcënon “se do t’i bëjë ndonjë të pabërë”.

Kërcënimet e Xhemal Lokës që dëgjohen në video

Bedrie Loka: Pse nxehesh, mos u nxeh! (pasi ai dëgjohet duke bërtitur)

Xhemal Loka: Nuk nxehem! Je duke më bërë që të të bëj namin! Mos më shkë*** nervat.

Bedrie Loka: Për çfarë po t’i shk**** nervat

Xhemal Loka: Mos më thuaj mua në të zgërdhirë… Se të q* robt ty dhe kush të ka bërë ty.

Video e dytë, shumë e dhimbshme tregon djalin e vogël të Bedrie Lokës i cili zërin që i dridhet, njofton motrën e tij se babai i kishte rrahur nënën dhe pastaj fillon të qajë.

Vajza 22-vjeçare e fejuar, duket se ishte e vetmja shpresë e djemve që të mund të ndikonte te babai i tyre për të ndalur dhunën ndaj nënës. Por në një komunikim të publikuar në whatsapp me babain teksa vajza e kritikon përse e dhunon nënën dhe përse nuk i jep zgjidhje raportit konfliktual, qoftë edhe me divorc, Xhemal Loka e bën fajtore dhe të bijën madje i quan këto probleme të familjes së tij, në të cilat sipas tij ajo nuk duhet të ndërhyjë. Dëshmitë e fëmijëve të çiftit ishin prova më e fortë në duart e hetuesve, që ndryshoi 360 gradë historinë e vetëvrasjes së Bedri Lokës, nga alibia e burrit se u vetëvra si pasojë e hapjes së një profili në Tik-Tok me foto denigruese, te dhuna e përsëritur në familje si fizike dhe psikologjike, që sipas akuzës, e shtyu gruan drejt aktit ekstrem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu