Arrestohet efektivi i policisë në Divjakë, i dehur në motorçikletë dhe u përplas me një makinë

0

Një efektiv i policisë në Divjakë është arrestuar nga AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) pasi teksa drejtonte motoçikletën është përplasur me një makinë dhe pas testit të alkoolit, ka rezultuar i dehur.

Sipas AMP arrestimi i 60-vjeçarit Kostandin Llupo, u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D.

Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë Kostandin Llupo ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu