Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro merret në pyetje nga SPAK

0

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është marrë sot në pyetje nga SPAK. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë Posaçme, Goro nuk pranoi të ndalej për mediat por tha vetëm se ishte për të dhënë shpjegime.

Sipas burimeve për mediat, Jorgo Goro është pyetur rreth kallëzimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, ku po hetohen edhe ish-ministrja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj Artan Gaçi, që gjithashtu janë pyetur nga SPAK.

Në kallëzim pretendohet me tokën e privatizuar, që iu dha Gaçit për investitor strategjik, ishte me dokumente të falsifikuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu