LUSHNJE- Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjes. Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka rënë në kanal.
Automjeti që drejtohej nga Elnis Allkanjari ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shoferi.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti. I plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.