31-vjeçarja shqiptare, e njohur si Lorela.K, ka dëshmuar para hetuesve duke mohuar akuzat e shfrytëzimit të vajzave të mitura për prostitucion. Në një deklaratë zyrtare, ajo ka theksuar se jo vetëm që nuk ka kryer shfrytëzim, por ka bërë përpjekje të ndihmojë një bashkëatdhetare 17-vjeçare të dalë nga rrjeti i prostitucionit.
Lorela mohon lidhjen me tutorët dhe thotë se nuk i njeh fare. Ajo ka shpjeguar se paratë e përmendura në mesazhet me 17-vjeçaren kishin të bënin me borxhin që adoleshentja kishte për rregullimin e qerpikëve. Në një përpjekje për të sqaruar situatën, 31-vjeçarja ka pohuar se ka njohur mirë prindërit e vajzës dhe ka tentuar ta ndihmojë atë të largohet nga rrjeti.
Duke shprehur shqetësimin për 17-vjeçaren, Lorela.K ka thënë se ajo ka pasuar një ‘strategji’ për t’i ndihmuar të rinjtë dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura për veprimtari të paligjshme.Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur më tej ngjarjen.