Një aksident është regjistruar përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Mësohet se një i moshuar i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një taksi. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, i moshuari që lëvizte me biçiklete ka hyrë me semafor të kuq dhe është përplasur nga një taksi.
Menjëherë është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.