Përfshihet nga flakët një automjet në Korçë, vetëm dëme materiale

0

Ditën e sotme në qytetin e Korçës, është përfshirë nga flakët një automjet tip “Volkswagen”, i cili ka qenë në lëvizje.

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka të të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se automjeti i përket shtetasit B.M.

Policia na jep një informacion paraprak:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2024, rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit B. M., i cili ka qenë në ecje e sipër. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu