U përplas në vijat e bardha disa ditë më parë/ 36-vjeçarja ndërroi jetë mbrëmë në spital (Foto+Emri)

0

36-vjeçarja, e cila u aksidentua më 14 janar të këtij viti në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet dhe ndërroi jetë një natë më parë në spital është Merita Ferracaku.

Si pasojë e dëmtimeve të marrea, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi më 14.01.2024 rreth orës 23:00, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në drejtim të Shkozës,, në vizat e bardha.

Mënjëherë pas ngjarjes ajo u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë një ditë më pas më 15.01.2024, në orën 01:30, është arrestuar shoferit 22-vjeçar R. A., banues në Tiranë. Mbi të rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi i riu, nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu