Gjykata e Poaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dhënë vendim për ish-gjyqtarin e Kologjit të Posaçëm të Apelit, Ardian Hajdarin.
Hajdari u shpall fajtor nga Gjykata për kryerjen e veprave penale “fshehje e të ardhurave” dhe “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
GjKKO e dënoi zotin Hajdari me një vit burgim, por më pas, në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit duke e vënë në periudhë prove prej 2 vjetësh.