Merr flakë një banesë në Fier, 60-vjeçari po ngrohej në momentin kur shpërtheu zjarri

0

Një banesë ka marrë flakë pak minuta më parë në lagjen “15 tetori” në Fier.

Në godinë jetonte i vetëm një 60- vjeçar, i cili në momentin e rënies së zjarrit, ka qenë duke u ngrohur, por fatmirësisht ka dalë menjëherë prej banesës së përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve, për të mos u përhapur edhe në banesat përreth, mes të cilave ndodhet edhe kopshti nr – 5 .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu