Përse u vetvra nënkomisar Arben Pjeçi? Pas pezullimit takoi kolegët e miqtë dhe më pas i dha fund vetes

0

Detaje trondiste janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në komisariatin e Durrësit, ku oficeri Arben Pjeçi i dha fund jetës duke u vetëvra me armën e shërbimit.

Para se t’i jepte fund jetës Pjeçi takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vetë. Ditën e nesërme pritet të kryhet një ekspertizë pasi sipas punonjësve të policisë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga shkrepja e armës.

Shkak i gjendjes së rëndë dyshohet se është bërë gjendja etij e rënduar psikologjeike pasi ishte pezulluar nga detyra.

Ndërsa ditën e sotme i ishte komunikuar vendimi për shkarkimin nga posti.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, , Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

“Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftim.

Sakaq, për ngjarjen e rëndë është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, policia do të ketë një njoftim në përfundim të veprimeve hetimore paraprake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu