Një gjyshe 118-vjeçare nga fshati Apokoronas, Greqi i është nënshtruar një operacioni para ditësh në Spitalin e Përgjithshëm në Chania, Greqi.
Drejtori i këtij spitali e tha se:
“Operacioni në kofshë iështë kryer nga dy ortopedë të spitalit tonë. Ajo i është nënshtruar analizave të cilat kanë qenë shumë të mira dhe në datën 22 të këtij muaji, gjyshja ka dalë nga spitali”.
Kjo është një ngjarje e rrallë, pasi nuk është e zakonshme të kryhen operacione te pacientë të kësaj moshe aq të madhe.
Ndërsa zyrtarisht gjyshja është 113 vjeçe, një pjesëtar i familjes së saj ka konfirmuar se në fakt ajo është 118 dhe gëzon shëndet të plotë.
Qoftë e hekurt gjyshja e rroftë sa të dojë.