Përplasen dy makina në rrugën e Arbrit, njëra kthehet përmbys! Dy shoferët dërgohen në spital

0

Një aksident rrugor me dy të plagosur është shënuar këtë pasdite në rrugën e Arbrit në aksi Bulqizë-Qafa e Buallit.

Një prej makina është kthyer përmbys nga përplasja ndërsa raportohet se të plagosur janë dy shoferët.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e makinave që kanë lëvizur në këtë aks të cilët kanë lajmëruar ambulancën e cila i ka dërguarmë pas në spitalin e Bulqizës.

“Rreth orës 16.30, në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin M.S., me automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin B.Q. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu