Ministri i Jashtëm i Turqisë: Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s në Shqipëri

0

TIRANË- Hakan Fidan, ministri i Jashtëm i Turqisë e ka nisur me Shqipërinë turin e tij 4 ditor në disa vende të Ballkanit. Ai zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, ku më pas mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Hakan vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat tha se duhet të kalojnë në një stad më lart në shkëmbimet ekonomike.

Ai theksoi ndër të tjera kishte biseduar me homologun e tij për hapat që duhen ndjekur për të pastruar ato që i cilësoi mbetjet e fundit në Shqipëri, të FETO-s, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

“Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë” tha Hakan Fidan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu