Humb jetën një i moshuar nga një aksident dramatik që ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot.
Një mjet Volkswagen u përplas me një kamion e për pasojë mbetën të plagosur shoferi dhe tre pasagjerë në mjetin Volkswagen që u transportuan për në spital.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.