Ilnisa dhe Meritoni janë një nga dyshet që duket se janë drejt hapave për të krijuar një romancë brenda shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVA3”.
Mirëpo ky afrimitet ka shkaktuar jo pak paragjykime, sidomos kundrejt Ilnisës.
Ndër komente dhe opinione të shprehura nëpër rrjetet sociale, shihet se Ilnisa gjykohet për faktin e të qenit nënë e një fëmijë, më e madhe në moshë se Meritoni.
E përsa i përket këtyre komenteve, familjarët e Ilnisës kanë bërë një reagim në profilin e saj të Instagram-it, ku kanë shkruar:
“Nuk kishte moment më të mirë se sa këto vargje të lexuara nga @mr.ledionlico për të treguar një realitet që të gjithë ne bashkëjetojmë dhe që fatkeqësisht sa pak e luftojmë! Një realitet që nxjer në pah ashpërsinë dhe brutalitetin dhe sulmon tërësisht PA CLASS, një femër, një nënë duke e gjykuar dhe duke i treguar se si qënia e saj, kinse qëka e ndaluar të përjetojë momente afeksioni, çiltërisie dhe që e bën të ndihet mirë.
https://www.instagram.com/reel/C2sfEXlNJTI/?utm_source=ig_web_copy_link