I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet armeni 61-vjeçar në Qafë Botë

0

Një armen 61-vjeçar është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Qafë Botës.

K.Sh., me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Moskës në Rusi e kishte dënuar me arrestin në burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Ky shtetas ishte në kërkim prej 12 vjetësh, pasi masa e arrestit në Rusi i ishte caktuar në vitin 2012. Pritet ekstradimi i tij drejt Rusisë, teksa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

PKK Qafë Botë/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.

Tentoi të hynte në territorin e vendit tonë, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 12 vjetësh, nga autoritetet ruse, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 61-vjeçari armen.

Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi.

Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu