Kapet me 130 bretkosa helmuese në valixhe

0

KOLUMBIA- Një grua braziliane është akuzuar për trafikim të kafshëve të egra pasi policia kolumbiane i gjeti 130 bretkosa helmuese në valixhen e saj në aeroportin e Bogotas. Braziliania e cila ishte nisur për në Sao Paulo nëpërmjet Panamasë, tha se bretkosat i ishin dhënë si dhuratë nga një komunitet lokal në jug të Kolumbisë. Zyrtarët thanë se amfibët u gjetën në kuti të vogla dhe ishin të dehidratuara dhe të stresuara dhe se mund të arrijnë deri në 1,000 dollarë për copë.

Sekretarja e Mjedisit në Bogota, Adriana Soto tha se gjoba për posedimin e një bretkose të tillë mund të arrijë në 56 milionë pesos (14,300 dollarë).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu