Park urban në Spitallë, Bashkia e Durrësit shpall fituesin për projektimin

0

Bashkia e Durrësit synon të ndërtojë një park urban që ka në thelb transformimin e jetës së komunitetit në Spitallë. Së fundmi u njoftua edhe fituesi i procedurës, kompania IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P) që ka për detyrë projektimin e këtij parku në njërën nga zonat që ka fituar zhvillim të ndjeshëm viteve të fundit.

Në dokumentet e procedurës Bashkia argumenton se çfarë parashikohet të përfshijë ky park urban që nis nga linjat e kalimit për këmbësorët dhe pista për biçikleta tek zonat për shërbime.

“Projekti parashikon krijimin e një parku që do të përbëhet nga linja kalimi këmbësor dhe pista për biçikleta të parashikohet krijimi i stacioneve me pajisje sportive për aktivitete fizike në natyrë. Në zonën e parkut duhet të ketë dhe zona të dedikuara lojërave për fëmijë, si dhe zona për shërbime. Objektivi i këtij projekti është rikonceptimi i hapësirave publike përgjatë aksit rrugor duke synuar gjenerimin e ambienteve te jashtme që do të promovojnë jetën në komunitet dhe hapësira të dedikuara për banorët e zonës për aktivitete të ndryshme” thuhet në dokument.

Bashkia nënvizon se një tjetër element i rëndësishëm i projektit është shtimi i biomasës në zonë, ku parashikohet shtimi i gjelbërimit të lartë dhe të ulët përgjatë gjurmës së ndërhyrjes dhe krijimi i xhepave të gjelbër të cilat do mundësojnë një hapësirë publike të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve në komunitet.

“Përgjatë gjurmës së ndërhyrjes parashikohet ndërtimi i korsisë të biçikletave. Kjo infrastrukturë thjeshtëson aksesin për banorët. Në përfundim të investimit, banorët e zonës do të kenë mundësi të aksesojnë një hapësire publike të rikualifikuar e cila përmbush nevojat për zhvillimin e një jete me cilësore.

Kjo ndërhyrje do të ndikojë pozitivisht duke rritur ndërveprimin social në komunitet me hapësira të sigurta dhe komode për lëvizshmerinë e të gjitha grupmoshave në një peizazh të gjelbërt dhe të plotësuar me facilitetet urbane të përshtatshme” thuhet në dokumentet e Bashkisë.

Lidhur me qëllimin argumentohet se ndërhyrjet në këtë zonë janë të nevojshme me qëllim që ky projekt: Të rigjenerojë zonën si nga ana fizike ashtu edhe nga ana urbane e vizuale; të ofrojë kushte dhe mundësi më të mira rekreative për banorët; të nxisë zhvillimin e aktiviteteve rekreative në zonë nëpërmjet nyejve të posaçme rekreative; të rrisë frekuentimin e zonës ; të unifikojë vizualisht e funksionalisht zonën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu