Vidhet një argjendari në pedonalen e Korçës/ Janë marrë unaza dhe varëse me vlerë

0

Korçë: Vidhet gjatë natës një argjendari në pedonalen e qytetit.

Mësohet se autori/autorët kanë hapur qepenën, dhe kanë thyer xhamin e vitrinës duke u futur brenda.

Aty kanë marrë unaza e varëse me vlerë. Po kontrollohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa bizhuteri floriri, në argjendarinë e shtetasit N. F., në pedonalen e qytetit.

Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu