Shkoi për operacion plastik, vdes në spitalin privat në Tiranë 28-vjeçarja. Denoncimi i familjarëve

0

Tirane- Një 28 vjeçare humbi jetën dje (30 janar 2024) një ditë pas një ndërhyrjeje plastike në spitalin privat ‘Amerikan 2’ në Tiranë. Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit edhe pse kishte dy vite që kurohej nga kanceri në Belgjikë dhe sipas familjarëve ishte e ndaluar çdo ndërhyrje tjetër tjetër.

“Vjen në Shqipëri për të bërë një vizitë te spitali Amerikan, për të bërë një operacion për të hequr disa kile. Sipas mjekëve ajo nuk duhej të ishte operuar fare se nuk i lejohet. Duke parë parasysh kartelën që ka nuk duhej të lejohej fare” thotë i vëllai Arenc Hasalla jashtë ambienteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore ku trupi i 28 vjeçares do i nënshtrohet autopsisë.

Sipas familjarëve Irida kishte tumor në mitër dhe metastazat ishin përhapur në 75% të trupit.

“Sëmundja e tillë nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë asgjë”

Shoqja e Iridës e cila i ka qëndruar pranë në ditën e operacionit ka thënë se pagesat spitalit janë bërë me urgjencë në orën 23:30 të natës.

‘Janë paguar mbi 4000 euro për operacionin’- ka treguar shoqja.

Familjarët kanë bërë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

‘Iku si zonjë në spitalin Amerikan 2 por doli e vdekur! Irida erdhi nga Belgjika për të hequr dhjamin në Tiranë! Drama në familjen Hasalla

Irida Hasalla kishte 10 vite që jetonte në Belgjikë dhe ishte atje me dokumente të rregullta. Tumori e kishte prekur në mitër dhe në 2 vezore.

Mbante emrin e motrës që i kishte vdekur 11 muajshe ndërsa shumë vite më parë kishte humbur të atin.

Të afërmit e njihnin si njeri të vendosur. Në Belgjikë punonte në një kafene ndërsa në Shqipëri kishte ardhur më 19 janar për të kryer ndërhyrjen plastike të heqjes së dhjamit me të cilët duket që kishte dëshirë të ndryshonte pamjen ndërsa duket që kishte marrë garancinë nga mjekët se nuk kishte asnjë rrezik.

“ Me dëshirën e saj ka shkuar, ndoshta se ka ditë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Mjekët i kanë thënë s’ke pas rrezik. Ajo s’duhej të ishte futur fare në operim, narkozën nuk e pranon fare trupi me kancer’ thotë I vëllai

Për operacionin shoqja e saj thotë se Irida kishte paguar 4 mijë euro. Paratë madje ishin dhënë me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes. Irida kishte dalë mirë nga operacioni, deri të nesërmen e 30 janarit në orën 10:00 kur sapo u ngrit në këmbë u rrëzua në tokë dhe i ra trombozë.

Mjekja nuk duhej ta kishte marrë përsipër një rast të tillë. Kur sheh një kartelë të tillë që është me kancer s’duhej ta kishte pranuar fare”, thotë Arenc Hasalla.

Operacioni në spitalin Amerikan sipas familjarëve është kryer nga mjekja Rezarta Kapaj.

‘Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.  Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.  Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu