Një person me profesion elektriçist ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti duke punuar. Sipas policisë, ai është rrëzuar nga shtylla teksa po punonte në fshatin Koshavicë të njësisë administrative Shupenzë.
Për pasojë është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.