Një elektricist që u rrëzua nga shtylla gjatë punës në fshatin Kovashicë, Bulqizë, ka ndërruar jetë.
33-vjeçari Ylli Boba, u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në njësinë administrative Shupenzë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.