E reja humbi jetën pas ndërhyrjes/ Reagon “Spitali Amerikan”: Komplikacioni është pjesë e riskut

0

“Spitali amerikan” në Tiranë ka reaguar pas vdekjes së 28-vjeçares Lirida Hasalla, që dyshohet se ndodhi pas një operacioni estetik të kryer në ambientet e tij.

Përmes një njoftimi, spitali pretendon se operacioni është kryer sipas protokollit mjekësor dhe profesional, konform çdo standarti mjekësor.

Në njoftim shtohet se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem, por më datë 30 janar e reja pësoi një komplikacion, që sipas tyre është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

E reja 31-vjeçare, Irida Hasalla, ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e djeshme në Spitalin Amerikan II pas një ndërhyrje estetike për rënie në peshë. Ajo iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë. Sipas familjarëve, 31-vjeçarja nuk duhet të operohej pasi njëkohësisht kurohej për kancerin në mitër në Belgjikë.

Reagimi i spitalit:

Nisur nga vëmendja dhe interesi publik, Spitali, me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ndien detyrim moral dhe profesional të japë informacion të saktë ndaj rastit të pacientes I.H për ndarjen e saj papritur nga jeta, më datë 30 Janar. Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional. Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem. Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga mjekët dhe stafi më i specializuar i Spitalit për gjatë disa orësh për ta risjellë pacienten në gjendje normale, fatkeqësisht pacientja humbi jetën. Spitali, si në çdo rast, është në dispozicion për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese për sqarimin e kësaj ngjarje të dhimbshme për të gjithë, duke kërkuar shmangien e çdo deformimi apo dhe keqinformimi të publikut nga persona që nuk kanë informacion mbi situatën reale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu