Gjykata e Posaçme shtyn sërish seancën paraprake për Arben Ahmetajn

0

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 16 shkurt seancën paraprake në lidhje me kalimin ose për gjyq të dosjes “Buka” të ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorët.

Në seancën e 18 janarit, avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, në kohën kur Ahemtaj mbante postin e ministrit të Financave, ai ka shpërdoruar detyrën duke kryer parregullsi në këtë proces dhe duka ia shitur fabrikën një biznesmeni, edhe pse shteti shqiptar ia kishte njohur më parë truallin ish-pronarëve. Ahmetaj është shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Arben Ahmetaj ka mbajtur ditën e djeshme një intervistë të dhënë për herë të parë për mediat shqiptare. Edhe pse në arrati zhvilloi intervistën ku lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se po përdorej si ‘kokë turku’. Ahmetaj më tej hodhi edhe akuza ndaj prokurorëve të SPAK duke thënë se janë të turrur kundër tij nga Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu