Përgjaken rrugët e Shqipërisë! Brenda pak orësh 3 aksidente me 4 të plagosur

0

Dita e sotme, e shtunë, 3 shkurt, ka nisur me aksidente të shumta rrugore ku kanë mbetur të plagosur 4 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë. Fatmirësisht nuk ka patur viktima.

Në autostradën Vlorë-Fier janë përplasur më njëri-tjetrin dy automjete. Nga përplasja janë plagosur 2 persona ,të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Si pasojë e aksidentit rrugor pranë fshatit Fitore është krijuar trafik.

Dy të plagosurit ndodhen në ambientet spitalore nën kujdesin e mjekëve ,por jashtë rrezikut për jetën.

Një automjet i tipit “BMW” i ka ndërprerë rrugën një fugoni, ndërsa si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar rëndë shoferi i automjetit.

Në kohën që fuoristrada ka dalë nga një biznes në anë të rrugës, drejtuesi është futur menjëherë në rrugë kryesore duke shkaktuar përplasjen.

Një autokolonë me motorristë është pērfshirë në njē aksident në aksin rrugor Peqin -Elbasan.

Një prej motorristëve gjatë aksidentit ka përfunduar poshtë një automjeti. Fatmirësisht drejtuesi i motorit nuk ka patur lëndime serioze.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se një autoveturë gjatë një manovrimi të gabuar i ka ndërprerë rrugën autokolonës me rreth 20 motorristëve të huaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu